Ron Howard “ribashkon” grupin “The Beatles”

18 Shtator 2016 - 17:05      

Rrëfimi për “The Beatles” është sikur rrëfimi për “Watergate” apo për Luftën e Dytë Botërore, lëvizjen për të drejtat e njeriut apo Vietnamin: përmban një milion rrëfime të vogla, një milion dëshmitarë, miliona mënyra të qasjes.

Dokumentari i Ron Howardit “Beatles: Eight Days A Week – The Touring Years” (Beatles: tetë ditë në javë – vitet e turneve) megjithatë e jep edhe një fragment tjetër narrativ nga katërshja e mrekullueshme dhe e bën këtë rrëfim krejtësisht të vetin, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Fokusohet në katër vjetët që grupi kishte kaluar duke bërë turne fillimisht në Britani dhe Gjermani, pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë: vitet që i bashkuan por edhe që i ndanë.

“Eight Days A Week” përmbledh të gjitha mitet për të na kthyer tek “Beatles”, që e bënë gjithë botën të bërtiste. Po ashtu na shpie edhe tek britmat - histerinë që ishte simbol i ‘Beatlemanisë’ - dhe na mundëson të dëgjojmë atë që shumica e audiencës së “Beatles” vështirë se kishte mundur ta dëgjonte: vetë muzikën.

Përveç kësaj, na zhyt brenda flluskave të famës së tyre, një eksperiencë që këta katër burra e kishin formësuar vetë dhe të cilën vetëm ata e kuptonin plotësisht. Të dëgjoni “Beatles” “live” përsëri është të kujtoni forcën e muzikës së tyre, viteve të tëra me prova, miqësisë dhe bashkëpunimin që e shoqëroi atë.

“Eight Days A Week” po ashtu na kujton se për nga brenda kjo nënkupton suita hoteli, stilin e jetesës dinamike dhe incizimet e tyre fenomenale, të cilat artistët dhe muzikantët edhe sot mundohen t’i arrijnë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...