Një atdhe për hebrenjtë në Rusinë sovjetike

18 Shtator 2016 - 15:01      

Në verën e vitit 1932, Birobidzhan, dikur rreth 6 mijë kilometra larg Moskës dhe në afërsi me kufirin kinez, ishte prekur nga plagët - përmbytjet, lopët e mbytura, shembja e ndërtesave të ndërtuara me nguti.

Më e keqja nga të gjitha ishin insektet, përfshirë edhe mushkonjat dhe lloje të tjera gjakpirëse, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Gjatë dimrave, që zgjasnin shumicën e vitit, temperaturat binin diku rreth 30 gradë nën zero.

E megjithatë, hebrenjtë nëpër gjithë botën, e dëshironin këtë vend të largët, të dizajnuar nga Qeveria sovjetike si regjion autonom hebraik. Entuziastë nga larg, siç ishte Los Angeles e Buenos Aires, ishin shpërngulur aty.

David Bergelson, mbase stilisti më i mirë hebre i kohës së vet, e kishte vizituar Birobidzhanin pak muaj pas përmbytjeve të tmerrshme të verës, për të folur më vonë për “lumenjtë e tij që shkëlqejnë në diell, luginat e ngushta e të gjera, e fushat e përziera”, sikurse edhe për “qiejt mrekullisht të pafundmë”. Shpejt ai do ta bënte publik planin e tij për t’u zhvendosur atje.

Një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë dhe në shumë aspekte as vetë Birobizhdan - i emëruar për shkak të afërsisë së lumenjve Bira dhe Bidzhan - s’do të bëhej realitet. Në të vërtetë, fare pak hebrenj do të shkonin aty dhe ata që kishin shkuar, vështirë se mund të gjenden... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...