
18 Shtator 2016 - 13:00
Xhamia është mbyllur deri në atë të radhës. Por gjithkush në mëhallë e di ku është çelësi i xhamisë së Kasumit, njërës prej xhamive më të vjetra që kanë mbetur në qytetin e Rahovecit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai është në shtëpinë përballë, i zoti i së cilës edhe kujdeset për xhaminë.
Për nga forma e ndërtimit është pothuajse identike me xhaminë e Sokolit, me të cilën nuk i ndajnë 50 metra largësi në vijë ajrore. Lehtë mund të cilësohen si binjaket e kultit islam në Rahovec. Edhe për nga mosha janë të përafërta. Vetëm dy vjet pasi që u ndërtua xhamia në Lagjen e sokolëve (1824), besohet se u ndërtua kjo e Kasumit (1826). Besohet se e mori këtë emër në nderim të personit që e lëshoi truallin për ndërtimin e kësaj xhamie.
Që kur u ndërtua, objekti i shekullit XIX, luajti një rol të rëndësishëm edhe për historinë dhe kombin shqiptar në Kosovë.
Monumenti në hijen e ndërtimeve të reja
Lagjja në të cilën ndodhet xhamia e Kasumit tash është e mbushur me shtëpi, që e kanë rrethuar monumentin e vjetër gati dy shekuj.
Madhësia e saj nuk ia lejon që të bjerë në sy në mesin e godinave që janë ndërtuar rishtas, ndonëse nuk janë as këto fort të larta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...