Artistë të famshëm botërorë të hënën në koncertin e Filarmonisë së Kosovës

17 Shtator 2016 - 17:32      

Filarmonia e Kosovës tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të nisur me sezonin e ri.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të organizuar nga Filarmonia e Kosovës, rreth koncertit i cili do të mbahet ditën e hënë, që shënon hapjen e sezonit të ri.

Organizatori i Filarmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj tha se programi do të jetë mjaft atraktiv, duke shtuar se përbërja e solistëve është ndryshe nga vitet e kaluara.

Solistët, të cilët do të përformojnë sipas Selimajt janë të suksesshëm në skenën evropiane të muzikës e edhe më gjerë.

“Në koncert do të interpretohet koncerti për violinë dhe orkestër i kompozitorit Strauss, për të cilin jemi shumë të lumtur. Jemi të entuziazmuar për arsye se atë do ta interpretojë një violinist jashtëzakonisht shumë i suksesshëm Robert Schumann, që është edhe mjeshtër i orkestrës Filharmonike të Luganos. Ndërsa në program do të kemi edhe dy vepra të tjera për piano edhe trumbetë i kompozitorit Shostakovich, në të cilën në rolin e solistëve do të prezantohen Olga Zado, pianiste ukrainase e cila jeton edhe vepron në Gjermani dhe trumbetisti Nikolai Stranatkovski, i cili po ashtu vjen për herë të parë në Prishtinë edhe është trumbetisti më premtues të gjeneratës së re. Ajka e koncertit të se hënës do të jetë simfonia e Schuman-it që nga Filharmonia e Kosovës vjen e interpretuar për herë të parë”, tha Selimaj, transmeton KP.

Dirigjenti i Filarmonisë ,Boian Videnoff, tha se kjo është hera e dyte që e orienton koncertin e Filarmonisë.

Ai tha se këtë vit orkestra është më e mirë se vitin e kaluar, duke shtuar se solistët e rinj janë parë shumë entuziastë në këtë drejtim.

“Orkestra edhe pse është e re ka pasur një zhvillim prej vitit të kaluar në këtë vit, sidomos për faktin se ata janë të rinj, janë entuziastë dhe kanë shumë potencial. Në këtë ndihmon edhe fakti i involvimit të solistëve mysafirë të cilët vijnë në këto kohë me u koncertu me Filarmoninë e Kosovës dhe se potenciali që kjo orkestër ka është se mund të jetë një orkestër e mirë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë duke qenë një shembull se si një shtet i ri mund të prodhojë dhe të ketë një orkestër të suksesshëm”, tha Videnoff.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...