17 Shtator 2016 - 14:32
Ç’është klasiku? Pyetje përherë e shtruar, pa një përgjigje që kënaq. Klasiku, një krijues në veprën e të cilit përqendrohet poezia, gjuha, mendimi, qytetërimi. Sent-Bevi e gjeti në shembullin e Homerit, duke e kërkuar në variante në kohë e në letërsi të tjera.
Tomas Elioti e pa në shembullin e Virgjilit, si kurorë të latinitetit europian, e diku më vonë, në latinitetin kristian te Dante Aligieri. Harold Blum e gjeti te Uilliem Shekspiri, për ta bërë bosht të kanonit të tij perëndimor. Ernest Koliqi e zbriti në nivel nacional dhe e përktheu në shumës, Poetët e mëdhenj, duke e parë në variantet: Jeronim de Rada, Naim Frashëri e Gjergj Fishta. Po Koliqi në nivel të shkollave letrare diskutimin e mbaroi me diferenca, duke madhëruar e adhuruar Gjergj Fishtën e duke cilësuar e lakmuar Ndre Mjedjen.
E ne tash për Mjedjen: liriku klasik, në trajtën e shquar. Para abstragimit teorik, është më mirë të hyjmë në tekstin poetik. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...