Muzika rishkruan shqipen standarde

17 Shtator 2016 - 11:30      

Gjithçka është në rregull me zërimin në studio. Këngëtarja nga Shqipëria nuk mban letër para mikrofonit. Përmendsh e di tekstin edhe kolegu i saj nga Kosova. Dhe sapo ajo fillon të këndojë, ndalet muzika. Nuk arrin që ta shqiptojë si duhet njërën prej fjalëve të këngës së shkruar me gjuhën e reperëve të Prishtinës.

Kosovar është tekstshkruesi. Bëhet kompromis kur ka fjalë që nuk arrin t’i theksojë si kosovarët. Sidoqoftë, dueti i reperit kosovar dhe i këngëtares tiranase bëhet hit, shkruan sot Koha Ditore.

Është vetëm një prej përshkrimeve të momenteve të realizimit të këngëve. Për këso momente nuk është se duan të flasin shumë. Për ta, më e rëndësishme është që kënga të pranohet gjithandej.

Por, pak a shumë, i ngjashëm është rasti i refrenit të Samanta Karavellos që ka telashe ta theksojë foljen “di” kur këndon vargjet “ça bajna, na e dina, na e dina/ e k’ta ma s’miri, e dimë unë e ti” në duet me Gent Fatalin. E “Na e dina” ishte prej hiteve më të dëgjuara të kësaj vere.

“Shumë trëndafila për ty, moj Xhensila/ tu vrapu mas teje, humba shumë kila/nuk di të flas shumë mirë n’këtë dialekt/ veç jam kah t’njeki si me m’i pas marrë lek’t...”, këndon Mozzik.

“Baby, ti i jemi, i jemi je/ ama, ama dorën, vetëm mos um le”, ia kthen Xhensila në hitin e vjetëm “Ama dorën”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...