16 Shtator 2016 - 09:59
I titulluar “Multi Language Concert”, (koncerte në shumë gjuhë) ai do të përmbajë një repertor të kënduar në 14 gjuhë si arie, romanca ndër të cilat më të spikaturat janë arie e G.Donixxeti ‘’ Linda di Chamonix’’, arie e Ch.Gunonga opera ‘Faust’’, G.Pucininga opera ‘’La Boheme’’, A.Dvorzhaknga o pera ‘’Rusalka’’, G.Gershuinarie nga opera ‘’Porgi dhe Bes’’, romaca nga Rahmaninov, ngaCanteloube ‘’Chausonsd’Auvergne’’, ngaF.Obrador ‘’El Vito’’.
Ky koncert, siç transmeton ATSH, i ka paraprirë një sërë koncerteve që artsitet e njohura shqiptaro-amerikane zhvilluan gjatë muajit gusht në SHBA, Itali dhe Rumani.

Në Rumani koncertet filluan në kështjellën ‘’Julia Hasdeu’’ afër qytetit Kempina, me një spektator të mrekullueshëm dhe shumë të kulturuar që edhe pas dy orëve program asnjeri nuk lëvizte nga vendi për t’u larguar dhe vlerësimet ishin interpretues me nivel të lartë artistik.
Drejtoresha e kështjellës Dr. në Filologji Jenika Tabaku e vlerësoi si koncertin më të bukur të dhënë në këtë kështjellë.
Koncertet vazhduan në qytetin e Kostancës, në Katedralen e mrekullueshme ‘’San Antonio de Padova’’, ku salla e mbushur plot e përplot, spektatorë që rrinin në këmbë vetëm që të dëgjonin koncertin e artisteve klasike.

“Sopranoja e operës së Kostancës Elena Popesku dhe artistë të tjerë që i takuam në çdo koncert erdhën në sallë me tufa lulesh të mrekullueshme, ‘’madje pati nga ata spektatorë që udhëtuan deri në Bukuresht pas një jave për të parë edhe nje herë koncetin tonë”, tregon Hermira Gjoni për ATSH-në.
Pas koncerteve në Kostancë në Muzeun e artit në Qendrën e Kulturës filloi seria e koncerteve në qytetin e mrekullueshëm të Brashovës, qytet me turistë të ndryshëm nga e gjithë bota mbushur me afishet e artistëve. Kudo që të hidhje shikimin ishte njoftimi për koncert. Qendra e Kulturës’ u rezervua për koncertin e artistëve në një sallë me akustikë të mrekullueshme, një piano forte e re që sapo kishte mbërritur, skena e zbukuruar me vazo të mëdha lulesh fantastike dhe në sfond të skenës fotot me emrat e artistëve, një organizim i shkëlqyer pavarësisht që televizioni dhe media kishin bërë punën e tyre për njoftimin e këtyre koncerteve.
Koncertet vazhduan në qytetin Sinaja atje ku ishte dhe kështjella e Mbretit dhe më vonë në Bukuresht me një spektator të kulturuar që di të vlerësoje artistët e vërtetë.
Në koncert merrte pjesë sopranoja e re me origjinë shqiptare e lindur në New York, Fjorela Miria me një program tepër të vështirë që përmbante pjesë nga kompozitorët Moxart, arie e Kerubinit nga opera ‘’Dasma e Figaros’’, G.Verdi aria e Oscar nga opera ‘’Ballo me maska’’, G.Rossini ‘’Baresha e Alpeve’’ etj, lehtësia me të cilën ajo përballonte ato pjesë klasike dhe interpretimi i mrekullueshëm, emocionet që i jepte publikut bënë që edhe spektatori të ishte pjesëmarrës në koncert.
Sopranoja amerikane Menora Winston në gjithë repertorin e saj të arieve klasike dhe romancave së bashku me pianistenH.Gjoni (sipas shtypit) treguan që janë dy artiste të një mjeshtërie të padiskutueshme. Gjatë gjithe programit u ndje një harmoni e plotë mes sopranos dhe pianistes në ekspresionin poetik dhe në interpretimin e tyre.
Të pranishmit ndoqën me shumë interes dhe ngrohtësi të gjitha pjesët e zgjedhura, rrjedhshmëria e mendimit muzikor depërtonte në zemrat dhe mendjet e të pranishmëve dhe krijuan atë atmosferë ku spektatori me ekzekutuesin shkrihen në një. Salla shpërthente disa herë në duartrokitje dhe thirrje ‘’Bravo! Bravo!’’.
I njëjti ritual do të zhvillohej dhe në interpretimin mjeshtëror të pianistes Hermira Gjoni me veprat nga F.Shopen, K.Sinding, J.Strauss dhe E.Lekuona në ekzekutimin e këtyre kompozitorëve ajo fitoi admirimin e spekatorëve që mbushnin sallën. H.Gjoni ka një aktivitet të pasur koncertal në SHBA, Finlandë, Francë, Itali, Hungarietj. Ka dhënë koncerte për shumë personalitete boterore :Laureatin e çmimit Nobel Ferit Murat, Princi dhe Princeshën Sihanuk, Cu En Lait kryeministrit të Kines, Juri Gagarin njeriu i parë që fluturoi në Univers. Znj.Gjoni është anëtare e Fonacionit të Artistëve ‘’The Bohemians’’ në Neë York, është nderuar me medaljen ‘’Naim Frashëri’’ nga Parlamenti Shqiptar dhe në Neë York me medaljen ‘’Associazione Campania 2007 USA’’.
“Shumë herë mendojmë se jemi subjektivë në vlerësimin e artistëve tanë, por fakti që televizioni i Helsinkit bëri ftesën për muajin Mars 2017 në Finlandë dhe ftesa të tjera në Çeki në qytetet Pragë, Berno, në Zvicër në qytetet Lugano dhe Zyrih, treguan se koncertet ishin të një niveliqë u vlerësuan si nga spektatorët, mediat dhe televizioni”, thotë Herima Gjonia.
Pianistja Hermira Gjoni ,Koncert master e lindur në Tiranë, është një nga pianistet e para shqiptare të pas viteve ’44 kur dhe nisën të krijohen inistutucionet artistike në Shqipëri. Hermira diti t’i përgjigjet kërkesave të kohës, diti të bashkëpunojë me artistë, të cilët kishin ardhur dhe nga konservatorët më të mira të vendeve lindore dhe krahas tyre u shqua si koncert maestre, si pianist. Ajo ka luajtur nje kontribut te vyer në zhvillimin e muzikës shqiptare dhe progresin e brezave të rinj të artistëve. Në çdo rrethanë, pozitive ose jo shumë pozitive, përpara dhe pas njohjes e lidhjes me profesorin, dirigjentin dhe kompozoitorin Simon Gjoni ajo ka ndërtuar gjithmonë mikrokozmosin e saj. Ka ditur gjithmonë të kapë diçka pozitive me qëllim që atë ta çojë përpara. Mira, një pianiste me talent dhe veti shumë të mira në atë kohë, me ato pak kushte, diti të ecë përpara e të kontribuojë në muzikën shqiptarë, të jetë e palodhur.
Si diplomantja e klasës së parë Akademinë e Arteve, Mira Gjonit iu dha shansi të bënte historinë në Teatrin e Operas dhe Baletit, në skenën e të cilit ka interpretuar që 15 vjeç, kur ishte në shkollën e mesme Jordan Misja. Kjo përvojë që pati e bëri që edhe më pas, kur ishte studente, të përfaqësonte vendin në aktivitete ndërkombëtare. Është një aktivitet i nisur shumë shpejt, që përfaqësohet jo vetëm si koncert-maestro, por edhe si pianiste, promovuese e shumë veprave të kompozitorëve të njohur. Artistja që ushtron prej 20 vitesh aktivitetin e saj artistik jashtë Shqipërisë, i arriti ta ruaj pasionin për muzikën dhe nivelin pianistik edhe gjatë periudhës së luftës politike kundrejt saj, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e mundshme të asaj kohe. Tashmë, prej vitesh jeton dhe punon si pedagoge e pianos në Nju Jork, ku eksperienca ka qenë e çmuar. “Në Amerikë çlirohesh nga ndikimi i opinionit të të tjerëve, nga paragjykimet, nga frika e rrëzimit ose dështimit. Kjo të bënë të jesh vetvetja, të ndjekësh piksynimet e tua dhe njeriu arrin potencialin e tij më të lartë dhe vazhdimisht shikon dhe mendon se çfarë mund të arrish në të ardhmen”, tregon pianistja Gjoni.
Koncertet e shumta që ka dhënë në shtetet e Amerikës, por sidomos në Nju Jork, solo me këngëtarë dhe instrumentistë klasik, kanë qenë një bashkëpunim i frytshëm dhe me shume mbresa per artisten . “Takimet dhe bisedat me ta janë një vlerë e madhe që më kanë pasuruar nga ana intelektuale, muzikore dhe shpirtërore”, tha Gjoni në promovimin e një albumi të saj autobiografik para disa vietesh në Tiranë.
E vetmja keqardhje e koncert-maestër, Hermira Gjoni është se nuk mundi ta përjetonte këtë eksperiencë që në fillim të veprimtarisë së artistike në Shqipërinë e izoluar nga komunizmi dhe ku lufta e hidhur e klasave e mënjanoi atë. Një kënaqësi e veçantë për pianisten Hermira Gjoni është suksesi i saj dhe vlerësimi nga muzikologë, pedagogë të nderuar e specialistë të muzikës kanë qenë për të satisfaksioni më i madh që ka pasur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...