Më 24 nëntor “Takimet e Dom Mikelit”

16 Shtator 2016 - 09:09      

Më 24 nëntor, në Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Këto takime, që nisën në vitin e rëndë për kulturën dhe për Kosovën e shqiptarët e saj përgjithësisht, më 1990, nuk u ndalen as gjatë viteve kur manifestimet e tilla përbënin rrezik, duke përmbushur kështu boshllëkun e shkaktuar nga dhuna e regjimit të atëhershëm serb ndaj çdo gjëje kombëtare, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të organizatorit të këtij manifestimi, “Takimet Dom Mikeli” do të nisin në Stubëll të Epërme të Vitisë në orën 9:30 me Meshën e Shenjtë, që do të drejtohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Manifestimi do të vazhdojë me tribunën shkencore “Nënë Tereza dhe shqiptarët”, gjatë të cilës është paralajmëruar se do të mbajnë fjalë Dom Lush Gjergji, At Sebastian Vazhakala, Visar Zhiti, Anton Nikë Berisha dhe Valentina Salveldi.

Sipas programit të paralajmëruar po atë ditë do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe do të ndahen çmimet “Agim Ramadani” dhe “Qeshk Ukaj”, e po ashtu do të hapet ekspozita mbarëkombëtare e pikturës “Nëna e Dashurisë”.

Organizatori është kujdesur që për ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë manifestim të sigurojë transport nga Prishtina, prej nga autobusët do të nisen në orën 8 të mëngjesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...