16 Shtator 2016 - 09:49
Krejt kanë një pikë të përbashkët: traditën. E ajo shpaloset në fshatin Kukaj, nja 40 kilometra larg nga kryeqyteti, në një ambient që ofron mundësinë e kthimit prapa në kohë.
Drejtori i festivalit, profesori universitar Fadil Hysaj, ka thënë se “Etno Festi” vazhdon të ofrojë atë që e ka ofruar nga fillimi, por me një kualitet pak më të lartë, me një pjekuri më të lartë dhe me një fizionomi më të diferencuar e identitet më të konsoliduar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, shoqëria ka nisur më në masë ta pranojë këtë festival si të vetin dhe ky është një lloj fillimi i dorëzimit moral të institucioneve që e kanë penguar këtë proces dhe nuk e kanë përkrahur në masën që është dashur.
Shumëçka që sillet rreth tradicionales deri të shtunën do të zërë vend brenda kompleksit të rrethuar me gardh që ruhet edhe nga një qen i Sharrit. E mikpritjes i kushtohet vëmendje e veçantë si pjesë e trashëgimisë shpirtërore shqiptare... (gjerësish, sot në “Kohën Ditore”)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...