“Home…” pa kundërkandidat bëhet propozimi i Kosovës për “Oscar”

16 Shtator 2016 - 08:24      

Prishtinë, 16 shtator - Komiteti Selektues i Kosovës sivjet ka pasur edhe më pak punë se sa dy vitet e kaluara, që të vendosë se cili film do të jetë propozimi i vendit për Akademinë që organizon ceremoninë më prestigjioze të ndarjes së çmimeve në fushën e filmit.

“Home Sweet Home” - një film me rrëfim për ngjarjet e pasluftës i realizuar nën regji të Faton Bajraktarit dhe i bashkëfinancuar nga shteti - ka qenë i vetmi që i është përgjigjur thirrjes së Qendrës Kinematografike të Kosovës për aplikim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komiteti i kryesuar nga Eshref Durmishi, producent i filmit “Shok” - që mbetet në histori si i filmi i parë i Kosovës i nominuar për “Oscar” - bashkë me anëtarët Agron Vula, Lendita Zeqiraj, Doruntina Basha, Kaltrina Krasniqi, Liridon Cahani dhe Imer Mushkolaj, ka vendosur që “Home...” të jetë propozimi i tretë me radhë i Kosovës për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Vitin e kaluar midis “Babait” të Visar Morinës dhe “Azemit” me skenar e regji të Rrahman Fetahut, komiteti kishte zgjedhur të parin si propozim për nominim nga “Academy Awards”. Edhe më 2014 kishin aplikuar vetëm dy filma. Midis “Heroit” të Luan Kryeziut dhe “Tri dritare dhe një varje” të Isa Qosjes, qe zgjedhur i fundit... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...