15 Shtator 2016 - 21:50
I lindur në Shkodër në një familje artistësh, që i vogël ishte i rrethuar me instrumente muzikore, partitura e këngë. Është nipi i kompozitorit Prenk Jakova, edhe pse tash ai nuk jeton, inspirimi i Bardhit nga axha i tij vazhdon të jetojë. Sot Bardhi jeton në Itali dhe atje para 9 viteve formoi orkestrën që mban titullin “Spartiti per Scutari”.
Orkestra është e përbërë nga muzikantë të huaj, italian, përveç Bardhit që është vetë shqiptar, dhe karakteristika e kësaj orkestre është se të gjithë muzikantët interpretojnë muzikë shqipe dhe po ashtu këndojnë shqip.
Orkestra e Bardhit ka pasur një numër të madh koncertesh në Itali mjaftë të suksesshme, pas të cilave ata dhanë koncerte edhe në Kosovë e Shqipëri. Për PRO X personazhi rrëfen botën e muzikës, si ia doli të depërtojë në Itali, dashuria për fizarmoninë e muzikën e vjetër shqipe. Po ashtu në rrëfim ai tregon edhe detaje për Prenk Jakovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...