Akademikët flasin për veprimtarinë e Ndre Mjedës

15 Shtator 2016 - 14:10      

Në 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ndre Mjeda Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur konferencë shkencore me qëllim të rikthimit të veprës së Ndre Mjedës.

Konferenca shkencore nisi me leximin e “lirikut klasik” të Ndre Mjedës nga Sabri Hamiti.

Në këtë konferencë u prezantuan aspekte të shumta letrare dhe veprimtaria studimore e gjuhësore e Ndre Mjedës.
Akademiku, Kolec Topalli, foli për Mjedën si gjuhëtar, sipas të cilit Mjeda ka qenë shqiptari më i përgatitur, dhe si një aktivist i zellshëm në një ngjarje të rëndësishme me vlera kombëtare.
Ndre Mjeden ai e përshkroi si një studiues, transkiptor i aktorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krimet e tij në poezi e prozë, e gjurmues i fjalës së rrallë shqipe.

“Ndre Mjeda ka qenë gjuhëtari shqiptar më i përgatituri, që e dëshmoi me studime të mirëfillta, për historinë e shqipes si një ndër aktivistët më të zellshëm në ngjarje të rëndësishme me vlera kombëtare. Studiues, transkiptor i autorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krijimet e tij në poezi, e prozë, gjurmues e përdorues i fjalës së rrallë shqipe, punëtor i zellshëm për pastrimin e saj, së fundmi mësuesi i gjuhës shqip..Prirjet e tij si gjuhëtar vëreheshin herët, kur më 1902 mori pjesë në Kongresin e 13-të të orientalistëve në Hamburg të Gjermanisë, ku si përfaqësues i i Shqipërisë mbajti “, tha Topalli.

E akademiku, Rexhep Ismajli, ka folur për alfabetin e drejtshkrimit në raport me jezuitët.

Madje ai tha se konferenca shkencore për nder të 150 vjetorit të Ndre Mjedes është e mirë, dhe se Mjeden ai e cilëson si një poet të rëndësishëm shqiptar.

“Dy akademitë kanë menduar që është mirë për t’u shënuar 150 vjetori i një poeti të rëndësishëm shqiptar, një nga të mëdhenjtë, Ndre Mjedja dhe me këtë rast është organizuar kjo konferencë me pjesëmarrës të ndryshëm. Prezantohen më shumë aspekte letrare, kuptohet sepse Ndre Mjeda në radhë të parë ishte poet, ishte edhe prift edhe luftëtar shumë i mirë, ka tri katër kumtesa që prezantohen. Unë u përpoqa të prezantoj një aspekt të veprimtarisë studimore, gjuhësore të Ndre Mjedjës që ka të bëjë me çështjen e alfabetit para periudhës vendimit në Kongresin e Manastirit dhe më vonë, dhe analizat e tjera gjuhësore”, tha Ismajli.

Ndërsa, akademiku Nexhat Daci, si pjesëmarrës, për kp, tha se Mjeda nuk ka qenë vetëm poet e gjuhëtar por ka qenë një personalitet universal pasi që është marr me polemika të ndryshme.

“Mjedj ka qenë një personalitet universalisht, jo vetëm poet apo gjuhëtar por është marrë edhe me polemikat në konferenca të ndryshme. Unë përgëzoj seksionin e gjuhësisë dhe letërsisë në këtë rast Akademinë e Shkencave, dhe po vazhdojmë një traditë të mirë që ka vazhduar vite më parë”, është shprehur Daci.

Daci ka shtuar se në parim trashëgimia kulturore e një populli, apo rajoni nuk ka ku të jetë më e rëndësishme kur me të merret Akademia e Shkencave dhe Arteve të atij shteti. Madje ai tha se konferenca e këtij lloji japin dokumentacion të fuqishëm, që njerëzit në sferën e politikës, t’i bazojnë qëndrimet e veta në të dhëna shkencore.

“Në parim trashëgimia kulturore e një populli, ose e nj rajoni, e një vendi nuk ka të jetë më e fuqishme dhe e argumentuar kur me të merret Akademia e Shkencave dhe Arteve, të atij shtetit, prandaj, për lëshime të shumta që po bëjmë si shtet i ri, konferencat e këtij lloji japin dokumentacion të fuqishëm,që njerëzit në sferën e politikës t’i bazojnë qëndrimet e veta në të dhëna shkencore’, tha Daci.

Të pranishëm në këtë konferencë shkencore, ishte edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajram

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...