Nesër nis Festivali i Letërsisë në Orllan, sivjet homazh për Lorkën dhe Migjenin

15 Shtator 2016 - 09:54      

Edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan do të tubojë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.

Nga nesër deri më 18 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis piktoresk, por pak të shfrytëzuar për tubime të këtij lloji.

Sipas organizatorëve, edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ftuar janë Faruk Shehiq (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian Sneeden (SHBA), Ledia Dushi, Bardhyl Londo, Lisandri Kola, Donika Dabishevci, Robert Wilton, Imer Topanica, Gëzim Aliu, Genc Salihu, Gypsee Yo, Shpëtim Selmani, Shpat Deda, Gipsy Groove, Oborri.

Përveç paraqitjes së autorëve me veprat e tyre, këtë vit FLO do t’u bëjë homazh poetit të famshëm Federico Garcia Lorka, në 80 vjetorin e vrasjes së tij, edhe Millosh Gjergj Nikolla Migjenit, në 80 vjetorin e botimit të përmbledhjes së tij “Vargjet e lira”, me kolazhe të poezive të tyre në shqip dhe anglisht.

Do të ketë takime me autorë me pyetje e përgjigje nga audienca si dhe një debat rreth përkthimeve letrare.Të gjitha aktivitetet mbahen në restorantin “Liqeni” në Orllan. Për të gjithë ata që janë të interesuar të jenë në audiencë, do të ketë autobus të organizuar (gratis) që niset nga libraria Dit’ e Nat’ (Rr Fazli Grajçevci, 5, Prishtinë), çdo ditë në ora 17:30, dhe autobusë të linjes së rregullt Prishtinë-Orllan, para shkollës fillore Emin Duraku, te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...