15 Shtator 2016 - 10:27
Por ndryshe prej titullit të ekspozitës, këto imazhe duket se janë më të pranishme se asnjëherë tek qëndrojnë të ekspozuara në muret e sallës së katit të dytë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njësoj sikurse e gjithë karriera e protagonistes, edhe veprat që ka sjellë në kryeqytet mbështeten mbi marrëdhënien midis imazhit dhe kujtesës. E lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova, Vénera Kastrati artin e saj e zhvillon në Milano të Italisë.
Ekspozita e hapur në GKK, të mërkurën mbrëma, është një lloj retrospektive që nis më 1999 dhe përfundon më 2016. Midis kësaj periudhe kohore janë realizuar veprat e saj të përmbledhura në ekspozitën e kuruar nga italiani Marco Bazzini, të titulluar “Imazhet e munguara”.
Titulli i ekspozitës, siç e ka zbërthyer edhe vetë Kastrati bazohet në një instalacion me fletore, që është ekspozuar nëpërmjet pjesës me xhama, rreth së cilës vizitorët lexojnë me kujdes mbishkrimet e kartolinave teksa shkëmbejnë komente mes vete.
Bazzini në fjalën e publikuar në katalog të ekspozitës ka shkruar se në këtë vepër ajo “bëhet depo e ndjeshme e kujtimeve, vend i origjinave të shpërngulura që mund të rirregullohen vetëm me ndihmën e kujtimeve, zërave dhe objekteve të tjera të dashura”... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...