15 Shtator 2016 - 09:36
Këshilli Organizuesi këtij manifestimi përbëhet nga Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli Kolec Topalli, Floresha Dado, Shaban Sinani, Eqrem Basha.
Konferenca që nis prej orës 09:00 në mjediset e ASHAK, do t’i ketë tri seanca. Gjatë seancës së parë me kumtesat e tyre do të paraqiten gjashtë studiues të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të krijimtarisë së Mjedës, shkruan KultPlus.
Akademik Sabri Hamiti do të prezantojë kumtesën shkencore “Liriku klasik”, studiuesi Kolec Topalli do ta trajtojë Ndre Mjedën si gjuhëtar, Rexhep Ismajli do të flasë për këndvështrimin e Mjedës për alfabetin e drejtshkrimin në raport me jezuitët. Me kumtesat e tyre, në seancën e parë do të paraqiten edhe Dhurata Shehri, Floresha Dado dhe Bardhyl Demiraj i cili do të flas rreth “Bassania”, një toponim në derdhje të lumit Mat, me të cilin është marrë dikur edhe Ndre Mjeda.
Gjatë seancës së dytë dhe të tretë do të deklamohen poezitë e Mjedës nga Ali Aliu dhe do të trajtohet me kumtesa shkencore kryesisht poetika e fuqishme e Ndre Mjedës.
Ndre Mjedja ka qenë klerik, poet, gjuhëtar, studiues, legjislator. Liriku klasik i shqipes, është personalitet i njohur i botës shqiptare, tashmë i vendosur në historinë kulturore kombëtare. Protagonist i jetës kulturore shqiptare: në vendimin për alfabetin e shqipes, në kodifikimin letrar të shqipes e në hartimin e teskteve shkollore. Ligjërues i filozofisë e i metafizikës, shqyrtues teorik i fenomeneve letrare dhe i çështjeve gjuhësore. Shqyrtimi e vlerësimi i veprës së Ndre Mjedjes në nivel akademik shtrohet sot si domosdo kulturore e komunikimit të brezave të krijuesve e të studiuesve.
Në Konferencën shkencore, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë krijimtaria dhe veprimtaria e Ndre Mjedjes do të vështrohet në disa fusha themelore: - Personaliteti i Mjedjes - Krijimtaria poetike - Studimet letrare - Kërkimet gjuhësore - Shkrimtaria fetare - Studimet për Mjedjen.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...