15 Shtator 2016 - 08:36
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore brenda aradheve partizane ata kishin krijuar njësitin e zbulimit që më vonë u bart në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Detyra e fundit me përgjegjësi që marrin është ajo e eliminimit të kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu në dhjetor të vitit 1981.
Filmi “Amaneti” nën regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës, një bashkëprodhim shqiptaro-italian që është dhënë premierë të mërkurën në Prishtinë, trajton vitet më të frikshme dhe më të rënda të diktaturës shqiptare në krye me Enver Hoxhën. Është koha kur pas vdekjes së Mehmet Shehut kupola komuniste nisi të persekutojë edhe bashkëpunëtoret e afërt. Sokoli e ka një parandjenjë. Dhe ajo i del e saktë. Burgoset dhe familja i internohet. Nga lagjja e njohur si “Blloku” familja e tij përzihet larg Tiranës. Njëjtë e pëson edhe Mentori. Por ky i fundit incizon veten ku rrëfen bëmat dhe kasetat ia lë të birit, Martinit (Amos Zaharia).
Pas internimit i biri bashkë me kasetat arrin të arratiset në Itali. Por pasi jep intervista dhe ia dorëzon ato një gazetari, shërbimi sekret shqiptar arrin ta vrasë atë. Barrën e vuajtjeve e bart nëna e tij, Lida, një rol që aktoren e njohur shqiptare Eva Alikaj e ka rikthyer në shesh xhirimi pas një pauze prej 23 vitesh.
Filmi “Amaneti” sot (e enjte) do të jepet premierë për të ftuarit... (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...