“Dante” organizoi mbrëmjen kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”

14 Shtator 2016 - 17:56      

Për të nderuar veprën e profesor Gani Hoxha, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane “Dante”, organizon mbrëmjen kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”.

Drejtoresha e kësaj Qendre Arjeta Berisha, ka falënderuar Hoxhën duke thënë se ëndrra për të pasur qendrën e gjuhës italiane “Dante” u bë realitet fal Hoxhës.

Përmes një videoje është prezantuar jeta dhe veprimtaria e profesorit Gani Hoxha. Hoxha nuk pati shumë për të thënë pasi që sipas tij e gjitha u tha në video-incizimin që u paraqit para pjesëmarrësve.

Ai të pranishmëve u tha se e gëzon prania e tyre sepse ky është fundi i karrierës se tij si profesor i gjuhës dhe kulturës italiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...