14 Shtator 2016 - 15:32
Filmi e rrëfen historinë e vërtetë që kishte ndodhur në vitin 2009, kur aeroplani amerikan “US Airways flight 1549”, teksa po ngjitej në qiell, përplaset nga një grup i zogjve, të cilët ia dëmtojnë motorët, vetëm disa minuta pas nisjes nga aeroporti “LaGuardia” në New York. Dhe ky dëmtim e detyron pilotin e aeroplanit dhe ndihmësin e tij, që brenda një kohe shumë të shkurtër të vendosin si ta aterojnë atë sa më sigurt dhe t’i shpëtojnë pasagjerët e frikësuar. Dhe pikërisht ky akt heroik e kishte fascinuar regjisorin Clint Eastwood, duke e inspiruar ta realizojë këtë film dhe t’i tregojë botës saktësisht se çfarë ka ndodhur në ato momente.
Megjithatë, ky po konsiderohet një debutim i suksesshëm i filmit në arkat filmike, edhe pse ekspertët kinematografikë e kishin parashikuar që ai t’i arkëtojë vetëm 25 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes, transmeton emisioni Express në KTV.
Po ashtu një hapje të suksesshme gjatë fundjavës që e lamë pas e ka shënuar filmi triller 'When the Bough Breaks', në të cilin luajnë aktorët Morris Chestnut dhe Regina Hall. Ata e portretizojnë një çift, që vendosin të bëhen prindër përmes një nëne surrogate, por që nga një vajzë e bukur dhe e sjellshme, surrogatja del të jetë një person i rrezikshëm, e cila fiksohet pas personazhit të Morrisit. Filmi është pozicionuar i dyti në këtë listë, me arkëtimin e 15 milionë dollarëve. Pritet të shihet nëse suksesi i tij do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.
Një tjetër projekt që ka gëzuar sukses të kënaqshëm gjatë disa javëve që ka qenë pjesë e kësaj liste është filmi "Don't Breathe", i cili këtë javë është pozicionuar në vendin e tretë të arkave filmike. Ky projekt nga e premtja deri të dielën, arriti të shesë bileta në vlerë prej 8.2 milionë dollarëve, të cilat do t’i shtohen shumës së arkëtuar deri më tani, që e kap shifrën e 55 milionë dollarëve. Siç duket, publiku e ka mirëpritur këtë projekt të zhanrit triller psikologjik, pavarësisht se filmat aksion dominojnë në shijen e adhuruesve të filmit, të cilët i vizitojnë kinematë.
Filmi i fundit i studios Warner Bros, "Suicide Squad", këtë javë u pozicionua në vendin e katërt, me 5.6 milionë dollarë të fituara. I bazuar në librin komik me të njëjtin emër, filmi i regjisorit David Ayer, në rolin e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywoodit: Will Smith, Margot Robbie, Jared Leto, Jai Courtney dhe Cara Delevigne. Ata portretizojnë një grup kriminelësh me aftësi të jashtëzakonshme, të cilëve qeveria u kërkon ndihmën për ta mposhtur një kriminel të rrezikshëm dhe kështu ata përfundojnë duke e luajtur rolin e heronjve. Kjo është java e gjashtë e këtij projekti në arkat filmike dhe e treta javë që nuk po arrin ta zërë vendin e parë.
Ndërkaq, top pesëshja këtë javë u plotësua me filmin e animuar 'The Wild Life", një bashkëpunim i studiove filmike Lionsgate dhe Summit Entertainment. Ky film nga shitja e biletave nëpër kinema i arkëtoi gjithsej 3.4 milionë dollarë, që nënkupton se gjasat që të qëndrojë për shumë kohë në top dhjetëshen e kësaj liste janë të vogla për këtë projekt filmik. Megjithatë, pritet të shihet nëse kureshtja e publikut për ta parë këtë film të animuar do të rritet në fundjavën e ardhshme.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...