Artisti shqiptar kërkon lumturinë e Evropës në Londër

14 Shtator 2016 - 10:48      

Prishtinë, 14 shtator - Artisti i mirënjohur shqiptar Helidon Xhixha tashmë ka instaluar skulpturën e tij “Bliss” në oborrin qendror të “Somerset House”, me rastin e inaugurimit të Bienales së Dizajnit në Londër.

Ai përfaqëson Shqipërinë dhe vepra e Xhixhës është një nga tri punimet e zgjedhura për t’u vendosur në oborrin e “Somerset House”, objekti neoklasik ku organizohen ngjarje të mëdha të artit botëror. Aty do të qëndrojë deri më 27 të këtij muaji, raporton “Shekulli”.

Xhixha ka thënë se veprën e tij e ka konceptuar si një mundësi për të reflektuar rreth çështjeve aktuale me të cilat po përballet sot Evropa. “Të punuarit me këtë instalacion ka bërë të mundur që kjo çështje të vihej edhe më shumë në pah. Shumë nga punimet e mia bartin reflektimin e zemrave të tyre, por me këtë vepër ajo ndihet më shumë se kurrë”, ka thënë artisti i cili vepron në Itali, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. Burim i fortë frymëzimi për dizajnin e Xhixhës janë interpretimet e artistëve të Rilindjes së vonë rreth qytetit ideal, veçanërisht në lidhje me ikonografinë e tyre.

Bienalja e Dizajnit në Londër, e organizuar nga ekipi i Festivalit të Dizajnit të Londrës, për 20 ditë e shndërron “Somerset House” në pikëtakim të artistëve nga më shumë se 30 vende të botës. Tema e edicionit të sivjetmë, që ka nisur më 7 të këtij muaji, është "Utopia nëpërmjet dizajnit”, për të festuar 500-vjetorin e publikimit të klasikut të Thomas More “Utopia” (1516), nëpërmjet interpretimeve të secilit vend pjesëmarrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...