Sonte në GKK hapet ekspozita personale e Venera Kastratit

14 Shtator 2016 - 11:54      

Prishtinë, 14 shtator - Artistja Vénera Kastrati, e cila përjetëson kujtimet nëpërmjet veprave të artit, do të shpalosë histori të ndryshme në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita “Imazhet e munguara”, që do të hapet sonte (e mërkurë) në GAK, shpalos disa prej punimeve të artistes me prejardhje pejane. Sipas një komunikate për media të këtij institucioni, veprat e Kastratit do të nxisin edhe kujtesën e vizitorëve të GKK-së, shkruan Koha Ditore.

“Veprat e saj nxisin kujtesën e atyre që i vështrojnë ato, pikërisht për shkak se origjinën e kanë në kujtesën e saj dhe në dëshirën kokëfortë për t'iu dhënë atyre formë konkrete”, është përshkrimi që i bëhet ekspozitës “Imazhet e munguara” të Vénera Kastratit

“Puna delikate e Vénera Kastratit me kujtimet e saj që bëhen vepra arti na flet mbi balancën e duhur për t'i shpëtuar çdo teprimi personal apo kolektiv”, ka shkruar Marco Bazzini për veprat e artistes që ka lindur në Tiranë dhe jeton e punon në Milano të Italisë...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...