“Bilal”, animacioni arab për mikun e profetit Muhamed

14 Shtator 2016 - 09:26      

Dubai, 14 shtator - Nëpër kinematë e shteteve arabe ka nisur të shfaqet filmi i animuar me titullin “Bilal”. Ka të bëjë me rrëfimin për Bilal ibn Rabah, ashabin (mikun e nderit) të profetit Muhamed. Ai ishte myezini i parë. Ky është animacioni më i gjatë arab i realizuar me teknologji bashkëkohore, përderisa zërat për personazhet e këtij animacioni i kanë huazuar disa prej aktorëve më të njohur botërorë.

Ky film i animuar, i realizuar në teknologjinë 3D dhe në gjuhën angleze, ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”, pasi përmban skenën më të gjatë të përleshjes në historinë e animacionit, e cila zgjat 11 minuta e 14 sekonda, thuhet në shkrimin e “Al Jazeera”, që e transmeton “Koha Ditore”). I gjithë filmi zgjat 110 minuta dhe me këtë është bërë i pari film arab i animuar i metrazhit të gjatë.

“Bilal” tashmë është shfaqur nëpër disa shtete të Emirateve të Bashkuara Arabe, Katar, Oman, Liban, Jordani e Irak....(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...