Shpallet lista e ngushtë për “Man Booker Prize 2016”

13 Shtator 2016 - 15:36      

Lista e ngushtë për çmimin “Man Booker Prize for Fiction” të këtij viti , që nderon letrarët më prestigjioz në botë, përfshin gjashtë libra nga autorë që vijnë nga Britania, Kanadaja, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur sot, komisioni i ndarjes së këtij çmimi.

Të nominuarit për çmimin, në vlerë prej rreth 66,400 dollarë janë zgjedhur nga një listë e gjatë e 13 emrave, e cila ishte bërë e ditur në korrik, njofton KultPlus.

Librat në listën e ngushtë janë:

■ Autorja kanadeze Madeleine Thien-së me librin “Do Not Say We Have Nothing,” që bën fjalë për trashëgiminë e Revolucionit Kulturor në Kinë.

■ Shkrimtari amerikan Paul Beatty me librin "The Sellout", një satirë mbi jetën e zezë në Shtetet e Bashkuara.

■ Autori kanadezo-britanik David Szalay me librin “All That Man Is,” një seri prej nëntë tregime lidhur me protagonistët meshkuj.

■ Shkrimtarja skoceze, Graeme Macrae Burnet për “His Bloody Project,” një thriller historik frymëzuar nga vrasje të shumta në shekullin e 19-të.

■ Romansierja britanike e lindur në Afrikën e Jugut, novelistja Deborah Levy për librin "Hot Milk", një histori për një grua të re anglo-greke.

■ "Eileen," romani debutues nga autorja amerikane Ottessa Moshfegh, që si temë bosht të rrëfimit, ka një grua të re që punon në një qendër paraburgimi për të mitur në vitin 1960 në Angli.

Nga e majta lart: Madeleine Thien, Paul Beatty, David Szalay, Ottessa Moshfegh, Deborah Levy dhe Graeme Burnet MacRae

Levy është e vetmja autore në listë që ka qenë e përzgjedhur më parë, në vitin 2012, për librin "Swimming Home".

Autori xhamaikan Marlon James fitoi çmimin vitin e kaluar për librin epik të tij, "Një histori e shkurtër e shtatë vrasjet".

Romancierët e kaluar që kanë fituar çmimin përfshijnë emrat kryesorë letrarë si Hilary Mantel, Ian McEëan, Salman Rushdie dhe Margaret Atwood.

Fituesi do të shpallet në një ceremoni që do të mbahet në Londër, më 25 tetor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...