Agnus Dei fiton edhe dy çmime ndërkombëtare

13 Shtator 2016 - 11:54      

Filmi kosovar Agnus Dei me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografiek të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime ndërkombëtare.

Javën e kaluar, në festivalin Leke View International Film Festival në Ludhiana të Indisë, Agnus Dei ka fituar çmimin Best Director /Regjisori më i mirë/, kurse në Scandinavia International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Helsinki të Finlandës, ka fituar çmimin Awards of Recognition.

Gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, filmi Agnus Dei, do të vazhdojë rrugëtimin nëpër festival të ndryshme ndërkombëtare. Më 17 shtator do të mbyllë Edicioni e 32-të të festivalit të njohur La Rioja es de Cine, i cili mbahet në Logroño të Spanjës. Në këtë festival, Agnus Dei është i nominuar në pesë kategori për çmimet kryesore /Filmi më i mirë ndërkombëtar, Regjia më e mire, Skenari më i mirë, Kamera më e mirë dhe Montazhi më i mirë/. Po ashtu, më 2 tetor, filmi Agnus Dei do të shfaqet edhe në mbylljen e festivalit amerikan Valvet Rope International Film Festival, që mbahet në Sacramento, USA. Edhe në këtë festival, filmi kosovar është nominuar në pesë kategori për çmimet kryesore /Filmi më i mirë i festivalit, Astrit Alihajdaraj – aktori më i mirë, Zhaklina Oshtir – aktroja më e mirë, Menduh Nushi – Drejtori më i mirë i fotografisë dhe Mendi Mengjiqi -Kolona zanore më e mirë/.

Gjatë muajit shtator, Agnus Dei do të shfaqet në konkurrencë zyrtare edhe në Festivalin Coral Coaste International Film Festival në Sardinia të Italisë, për të vazhduar me date 14 tetor në Hokong International Film Festival – Honkong, Kine, pastaj në festivalin më të madh të Pensilvanisë, saktësisht në Great Lakes International Film Festival – Erie, IndieWise Film Festival, në Miami të Florida-s,

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...