13 Shtator 2016 - 12:13
Historia tragjike e çiftit vjen me 15 shtator në këtë teatër me Ermonela Jahon si Desdemona dhe Gregory Kunde si Otello.
Sopranoja shqiptare sjell me këtë shfaqje edhe Verdin, një vepër të të cilit Teatri Real, nuk e ka përcjellë që nga nëntori i vitit 1999.
Në facebook, sopranoja shqiptare shprehet se është kënaqësi e veçantë që të hap sezonin operistik të Teatrit Mbretëror të Madridit me Desdemonën në këtë produksion të mrekullueshëm të “Otellos” së Verdit.
Pak ditë më parë, Jaho performoi edhe në koncertin e madh në Romë në nder të shenjtërimit të Nënës Terezës.
Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje, e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës, pas debutimit të saj këtë verë krah Placido Domingos.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...