“Hapësira” me muzikë çon vizitorë në Kalanë e Harilaqit

13 Shtator 2016 - 11:36      

Harilaq, 13 shtator - “Mos të raft me bajt këtu”, thotë Olti, nxënës i klasës së gjashtë. Me këtë fjali ai përthekon krejt shpjegimin për lojën “fshehtas” në Kalanë e Harilaqit. “Me bajt”, sipas zhargonit lokal i bie të mbyllësh sytë derisa shokët e tjerë fshihen. E sipas Oltit është problem të gjenden njerëzit që fshihen nëpër strukturat e kalasë së shekullit IV.

“S’ka kush i gjen këtu. Ani me kanë shumë shokë”, thotë ai. Krejt këtë ia miraton me kokë fqinji i tij, Genti, nxënës i klasës së nëntë. Që të dy jetojnë në Harilaq dhe thonë se janë vizitorët më të shpeshtë të strukturave të Kalasë ku shteti tash e disa vite ia ka mësyrë ta bëjë gati për vizitorë. Të dielën ata që janë nën moshën 18-vjeçare e kanë pasur të ndaluar të hyjnë. Por edhe ata që s’e kanë plotësuar këtë kriter kanë gjetur rrugë alternative.

“Mendojshin që na ndalin neve”, thotë Genti. Thotë se di disa rrugicat nëpër pyll për t’u futur brenda, shkruan Koha Ditore.

Në ditën e fundit të javës së kaluar ndryshimet rrugës për në Harilaq janë vërejtur ende pa iu ofruar fortifikatës. Tashmë janë vendosur tabelat shenjëzuese. E me t‘iu ofruar pjesës së kalasë, muzika është sinjali që tregon për një ditë të jashtëzakonshme në Kalanë që gjendet në Komunën e Fushë-Kosovës.

Pjesa e parë e fortifikatës është muri rrethues që është gërmuar dhe konsoliduar këtë verë. Me trashësi rreth dy metra, muri është dëshmi e mbrojtjes së Kalasë. Për 24 orë muzika është dëgjuar edhe lart në kala, megjithëse DJ-të kanë qenë të vendorë në platenë nja 20 metra poshtë Kalasë. Gjatë gjithë ditës së diel deri të hënën në gjashtë të mëngjesit ata që ia kanë mësyrë Harilaqit kanë pasur mundësinë ta ndjekin trajektoren që është organizuar në kuadër të “Vegimit të përtejmë”.
I gjithë organizimi është bërë bashkë me institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. Vitin tjetër target i “Hapësirës” do të jetë Kalaja e Novobërdës.

Nga Kalaja e Harilaqit mund të shikohen pesë komuna: Fushë-Kosova, Prishtina, Obiliqi, Lipjani, dhe Novobërda…(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...