13 Shtator 2016 - 09:52
“LambdaLambdaLambda”, do të përfaqësohet në “Paris Internationale” me vepra që dy artiste do të realizojnë enkas për këtë panair, shkruan Koha Ditore.

Galeritë pjesëmarrëse janë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Los Angeles, Londrën, Parisin, New Yorkun, Berlinin, Varshavën, Cyrihun etj. Mes tyre, në listën me pjesëmarrës të publikuar në ueb faqen e këtij panairi, është edhe “LambdaLambdaLambda” nga Prishtina. “Lambda…” është themeluar vitin e kaluar nga historiania e artit, Isabella Ritter, dhe arkitektja Katharina Schendl, dhe deri më tani ka përfaqësuar artin që zhvillohet në Prishtinë në disa panaire të ndryshme në botë. Stacion i radhës është kryeqyteti francez.
Nga 18 deri më 23 tetor, ky vend që shtrihet në mbi 3 mijë metra katrorë, do të jetë nikoqir i 60 pjesëmarrësve, përfshirë 53 galeri dhe 7 projekte që do të realizohen aty, e që vijnë nga 19 shtete të ndryshme…(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...