Foto: Koha

Ministria heq dorë nga renovimi i tërësishëm i Teatrit

13 Shtator 2016 - 08:42      

Prishtinë, 13 shtator - Qysh kur ishte votuar Ligji për buxhetin e vitit 2016, në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e kishte arsyetuar zvogëlimin e buxhetit në raport me vitin paraprak, duke thënë se nuk ka kapacitete të menaxhojë më shumë mjete.

“Buxheti të them të drejtën është aq sa mund ta menaxhojmë. Mund t’i kemi 30 milionë, por çfarë të bëjmë me to. Nuk kemi njerëz e as projekte që t’i investojmë ato mjete. Janë mjete të mjaftueshme për aq sa ka kërkesa”, kishte thënë Shala në ditën e 17-të të nëntorit të vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.

Por praktikisht një pjesë e buxhetit që vetë MKRS-ja ka kërkuar nuk është duke u përdorur ashtu siç ishte destinuar. Institucioni më i lartë kulturor në vend ka dështuar që të menaxhojë buxhetin e këtij viti në shumë projekte kapitale.

Renovimi i tërësishëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk do të bëhet. Pjesa më e madhe e buxhetit të paraparë për këtë projekt është ridestinuar dy herë brenda vitit. Nga 330 mijë euro sa i ishin paraparë, gjatë rishikimit të buxhetit në qershor, ky buxhet është zbritur në 191 mijë e 400 euro. Por shuma e këtij projekti ka pësuar prapë. Tashmë vetëm 60 mijë euro kanë mbetur për këtë projekt...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...