Filipinasit Lev Diaz “Luani i Artë” i Venecias

12 Shtator 2016 - 10:05      

Venecia, 12 shtator – Dje u zhvillua nata e fundit e Festivalit të 73-të të Filmit në Venecia, festivali i filmit më i vjetër në botë, ku vihej re një prezencë shumë e lartë e filmave të Hollywood.

Luani i Artë për filmin më të mirë: “The Woman Who Left” i filipinasit Lev Diaz

Luani i Argjendtë çmimi i madh i jurisë: “Nocturnal Animals” i amerikanit Tom Ford

Luani i Argjendtë i xhirimit më të mirë: U dhanë dy çmime një për meksikanin Amat Escalante për filmin “La Region salvaje” dhe tjetri për rusin Andrei Kontçalovski për filmin “Paradise”

Çmimi i skenarit më të mirë: Noah Oppenheim për filmin “Jackie” nga regjizori Chilien Pablo Larrain

Çmimi i special i jurisë: “The Bad Batch” i amerikanes Ana Lily Amirpour.

Coupe Volpi i aktores më të mirë femër: Emma Stone në filmin “La La Land” i amerikanit Damien Chazelle.

Coupe Volpi i aktorit më të mirë mashkull: Oscar Martinez në filmin “El Ciudada Ilustre” i argjentinasitve Mariano Cohn dhe Gaston Duprat.

Çmimi Marcello Mastroianni për shpresën më të mirë: Paula Beer për filmin “Frantz” i francezit François Ozon

Çmimi i filmit më të mirë në seksionin “Orizzonti”: Filmi “Liberami” i Federica De Giacomo

Çmimi i regjisorit më të mirë në seksionin “Orizzonti”: Fien Troch për filmin “Home”.

Filmi filipinas “The Woman who left” (Gruaja që u largua), një histori e gjatë xhiruar në bardhë e zi që tregon historinë e një gruaje të ndarë mes dëshirës për hakmarrhe dhe falje surprizoi duke fituar dje çmimin Luani i Artë për filmin më të mirë në Festivalin e 73-të të Venecias.

Ky film, rreth katër orë i gjatë, është shkruar dhe realizuar nga Lav Diaz, që kishte fituar në shkur çmimin “Alfred-Bauer” në Berlinale me filmin “Hele Sa Hiwagang Hapis” (Një didullë apo mister i dhimbshëm).

“Nuk arrij të besoj që fitova këtë çmim. Është shumë bukur. Kjo i shkon popullit filipinas, futës sonë, luftës së njerëzimit”, deklaroi Lav Diaz në skenën e Pallatit të kinemasë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...