“Libri që rrëfen të vërtetën për shqiptarët e maqedonizuar”

11 Shtator 2016 - 13:51      

Mbrëmë në Gostivar u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski.

Recensuesja e librit, Arjeta Kadriu deklaroi që libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë”, i autorit Branko Manojllovski paraqet një libër të karakterit biografik dhe përshkrues, dhe se autori shërbehet me kujtesën e tij mbi zhvillimet në periudha të ndryshme në krahinën e Rekës së Epërme.

“Fillimisht autori përqendrohet në përshkrimin e historikut te vendlindjes se tij, fshati Kiçinicë, me pas përshkruan hollësishëm vendlindjen e tij fshatin Kiçinicë, duke u përqendruar në veshjen, traditat e dasmave, të varrimeve dhe vlen të theksohet se libri vë në pah se gjuha që gjithnjë njihte dhe fliste Reka e Epërme, ishte vetëm gjuha shqipe. “Rekasit e epërm kuvendonin shyp, vajtonin shyp, ondronin shyp, kindonjin shyp”. E vetmja gjuhë që ato kanë folur që nga ekzistimi e deri më sot ishte edhe është Gjuha shqipe”, tha Kadriu.

Redaktori i librit, Driton Zenku mes tjerash theksoi që axha Branko porosinë që e dha para plotë 5 vitesh, deshti që ta shkruaj dhe fjala e tij të ngelet si një dokument.

“Rëndësia e librit është jashtëzakonisht e madhe nga fakti që pasqyron dhe jep fakte të pakontestueshme mbi të kaluarën e Rekës së Epërme, transmeton ina . Ky libër sot në të ardhmen do të bëhet objekt studimi për historianët, gjuhëtarët, etnologët dhe hulumtuesit shkencorë të sferave të ndryshme. Libri nuk përmban citime dhe fusnota, por si libër besoj dhe shpresoj do të citohet nga literatura e ardhshme shkencore, sepse, paraqet një histori reale që hedhë dritë mbi shumë mistere të kohës që përfshinë të kaluarën dhe të tashmen e Rekës së Epërme”, shtoi Zenku.

Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje, autori i librit Branko Manojllovski.

“Këtu gjendet edhe nipi imë Branisllav Sinadinovski me gruan e tij, Gordanën. Këtu janë edhe anëtarë të tjerë të familjes sime. Janë kunata ime dhe mbesa. Me fjalë tjera plasi akulli dhe tash ato janë me mua, sepse e kuptuan se e them të vërtetën”, u shpreh autori Branko Manojllovski.

Kryetari i Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, Xhelil Rufati pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu respekti për Branko Manojllovski i cili mori guximin të realizon një vepër e cila mund të quhet një monografi e vogël për Rekën dhe fshatin Kiçinicë.

“Axha Branko e theu akullin për të shkruar një vepër e cila neve na pasurin fondin e librave të cilat janë shkruar për Rekën e Epërme”, shtoi Rufa 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...