Revolucioni, prej Beethovenit deri te Amr Okba

11 Shtator 2016 - 21:23      

Kur pianistja Seda Röder bisedoi me kompozitorët për “Pranverën arabe”, ajo u befasua: “Mendova se isha në gjendje që të kuptoja revolucionin falë sfondit tim kulturor turk, por kjo nuk ishte e vërtetë”, ka thënë ajo.

“Nuk është e lehtë të kuptosh këtë revolucion dhe të lundrosh mbi përmbytjet e informacionit. Ndoshta muzika mund të ndihmojë në këtë pjesë”.

Për prezantimin multimedial në “Beethoven Festival” në Bonn, pianistja ka kërkuar nga disa artistë prej vendeve të ndryshme arabe që të shprehin veten përmes muzikës rreth asaj se çka do të thotë për ta “Pranvera arabe”, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Kompozitori Amr Okba nga Egjipti sot e sheh situatën në shtetin e tij më keq sesa që ishte para revoltës.

Vepra e tij “FBI Facebook” kritikon rritjen e radikalizmit në shoqëri dhe ndikimin e medieve sociale. Ai po ashtu kritikon përfshirjen e Amerikës në konflikt.

“Unë luaj akorde në piano. Në mënyrë të vazhdueshme rriten në intensitet”, thotë Seda Röder, teksa përshkruan veprën e Okbas. “Por prapë akordet përfundojnë befasishëm dhe gjithçka nis nga fillimi. Në fund kur përfundimisht krijohet ndjenja se po arrin diku, himni kombëtar i Amerikës del në pah”.

Mënyra se si revolucionet sociale kanë ndikuar në muzikë, është tema kryesore për katër javë në festivalin e Beethovenit në Bonn, duke filluar nga data nëntë e muajit shtator.

“Edhe arkitektët e Revolucionit Francez e kanë ditur se mund të manipulosh njerëzit me muzikë”, thotë muzikologu Stefan Aufenanger. “Muzika ishte e nevojshme për tubime masive dhe festivale. Duhej të ishte e kapshme dhe e këndshme për veshin” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...