“Hacksaw Ridge” me heroin që nuk vret

11 Shtator 2016 - 19:21      

Kanë kaluar dhjetë vjet qëkur Mel Gibsoni drejtoi filmin e tij të fundit, “Apocalypto’. I kthyer në rrugë të drejtë me “Hacksaw Ridge”, ai edhe një herë e ka dëshmuar veten si një rrëfimtar i cili di saktësisht si ta shpejtojë pulsin, të rrisë emocionin dhe të krijojë intensitet me kalimet eksploduese.

Temat e kurajës, patriotizmit, besimit të qëndrueshëm, në vazhdimësi kanë qenë pjesë e projekteve filmike të Gibsonit, shkruan “Hollywood Reporter”, transmeton “Koha Ditore”. Këto kualitete servohen në këtë histori të vërtetë të heroizmit pa dhunë ekstreme, duke kaluar klishetë e filmave me beteja lufte.

“Hacksaw Ridge” ekzaminon eksperiencat e një ushtari amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili i shërbeu shtetit të vet duke shpëtuar e jo duke marrë jetë. Në një performancë të përmbushur, Andrew Garfield portretizon Desmond Dossin, kundërshtari i parë i ndërgjegjshëm që mori “Medaljen e nderit” pasi ai kishte mbetur prapa kur batalioni i tij u detyrua të tërhiqej gjatë betejës së Okinawa në vitin 1945, ku i vetëm shpëtoi 75 burra të lënduar.

Dramaturgu dhe skenaristi amerikan, Robert Schenkkan, i cili pati një shfaqje në teatër mbi luftën në të njëjtin rajon në seritë “The Pacific” që u shfaqën në “HBO” në vitin 2010, shkroi skenarin me skenaristin televiziv australian Andrew Knight.

Filmi jo tërë kohën e trajton atë butë, sepse prek edhe anomalinë e vetë sakrificës në një ambient kur trimëria shpeshherë matet me numrin e armiqve të vrarë të armikut. Por Gibson dhe skenaristët e tij sjellin bindje dhe sinqeritet të padiskutueshëm në ngjarjen që nderon trimërinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...