Kinemaja ende nuk ka vdekur

11 Shtator 2016 - 17:18      

A mund të mos flasim për vdekjen e filmit? Po, ishte verë e zymtë. Fitimet në arkat filmike ishin të dobëta dhe lansimet e Hollywoodit ishin të tilla. Kritikët ishin idhnakë.

Audienca ishte indiferente. Kishte shumë gjëra të mira në televizion. Dhe kështu nisi debati, ashtu siç ndodh çdo vit, dhe lajmi u shpërnda nëpër media sociale: Kinemaja (sërish) ka vdekur. Debatet për këtë lloj arti dikur të plotfuqishëm, janë rituale të përvitshme, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Por njëjtë është edhe “Telluride Film Festival”, me funksion për të qortuar këtë fatalizëm dhe trishtim.

Bukuria e maleve dhe distanca e këtij qyteti larg stresit të New Yorkut, Los Angelesit dhe Tornotos ka një mënyrë të shpërndarjes së pesimizmit. Rrjedhimisht, ky festival shërben si mbledhim e kineasëve të rajonit.

Telluride nisi në mesin e viteve ’70, si vend për të shpalosur filma të vjetër të rrallë dhe të restauruar, një përkushtim që mbijeton përmes programeve të klasikëve dhe kurioziteteve të prezantuara nga regjisorë të mirënjohur. Tërheq audienca me premtimin se e ardhmja e filmit do të jetë po aq e ndritshme sa ishte.

Ndoshta kjo është bërje e mitit ose të mendimeve të dëshiruara, por teksa kalova aty disa ditë në errësirë më pëlqen ta përshkruaj si realizëm praktik. Sido që të shkojë, industria në kulturë dhe ekonomia digjitale, integriteti dhe specifika e industrisë janë fakt. E shenjat vitale të saj janë të qarta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...