11 Shtator 2016 - 15:05
Mund të diskutohet nëse e-librat janë më të fuqishëm se ata në letër: e-librat mund të vidhen, por librat aty janë të ruajtura në “re” dhe presin që të shkarkohen në pajisje, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Nuk është shumë të themi se librat dhe leximi janë agoni të revolucionit.
Jo të gjithë janë të lumtur për këtë punë. Adhuruesit e librit, botuesit dhe librashitësit po shikojnë betejën e shitjes së librit dhe e-librit me interes të madh dhe kur Tom Tivnan nga “The Bookseller” së fundmi raportoi se shitjet e e-librave për herë të parë kanë rënë, ai kishte tingëlluar gati si i lehtësuar: “Për ata që kanë parashikuar vdekjen e librit fizik dhe dominimin e digjitales në treg deri në fund të kësaj dekade, duhet të bëj rivlerësim”.
Librat fizikë tani mund të jetë duke dominuar, por ky debat vështirë se do të qetësohet ndonjëherë. Është e çuditshme se ankthi i tanishëm rreth librit po përsëritet në histori. Dy mijë vjet më parë, një lloj libri i ri dhe jo ortodoks kishte kërcënuar përmbytjen e rendit të vendosur.
Roma në shekullin I të erës sonë ishte përmbytur me fjalën e shkruar. Në statuja, monumente e epitafe gdhendeshin shkronja të mëdha; qytetarët mbajtën shënime dhe dërguan mesazhe në tabela shkrimi të drunjta; dhe bibliotekat e të pasurve ishin të mbushura me libra mbi historinë, filozofët dhe artet. Por këto nuk ishin libra siç i dimë ne - ato ishin dorëshkrime ne papiruset egjiptiane, diku prej 4,5 deri në 16 metra, të mbëshjtella në gyp... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...