
11 Shtator 2016 - 13:00
Njihet edhe si Bajrakli Xhamia, për faktin se jepte e para sinjalin e thirrjes së besimtarëve për në shtëpitë Zotit, shkruan sot “Koha Ditore”. Në xhamitë tjera ezani thirrej me radhë pas kësaj xhamie.
Njihet edhe për një tjetër rol, atë kombëtar, meqë aty thuhet të jenë mbajtur takime të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pasi godina qendrore, ajo që sot është emblema e këtij Kuvendi, ishte e vogël për t’i zënë të gjithë delegatët.
Njihet edhe për portën e fortë prej druri, që besohet se është aty që nga koha kur u ngrit monumenti, në vitin 1573-74. Njihet edhe për bibliotekën e pasur e për tyrben që e ka në oborr.
Njihet edhe për kopshtin e bukur e të gjerë, i mbajtur me kujdes e me kroje ku uji rrjedh pa ndalur. Edhe për shumëçka tjetër, derisa si çdo monument tjetër ka historinë e vet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...