11 Shtator 2016 - 09:15
Më shumë ngjall pyetje për gjëra të pazbërthyera, duke nxitur kështu imagjinatën dhe botën e brendshme e cila paraqitet e pafundme, njëjtë sikurse universi, shkruan sot “Koha Ditore”. Përmes ngjyrave definon një aspekt të caktuar të interpretimit të emocioneve që lidhen me ndonjë tematikë që përzgjedh të pikturojë. Ato janë të ndezura dhe përmes formës e laramanisë kompletohet bota e pafundme e artistit Shuk Orani.
Piktura është kryesorja që ai ka zgjedhur si shprehje artistike, por që atë e kompleton edhe në mediume të tjera artistike. Prandaj edhe mban epitetin e artistit multimedial. Krijimtaria e tij ka në masë të madhe pikturën klasike, vaj mbi pëlhurë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e punës së tij i takon edhe artit konceptual, artit në media alternative, si dhe atij digjital dhe vizatimeve në mediume të ndryshme.
Talentin e tij e ushtron në Hamburg të Gjermanisë, ku edhe tashmë ka atelienë e vet në qendër të qytetit. Prekja e disa kategorive artistike i ka mundësuar artistit kosovar që punën e tij ta shpalosë në hotele, vila dhe galeri arti në zë në Gjermani, Zvicër, Kroaci, Kosovë dhe së fundmi edhe në Kinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...