Amerikanët dhe argjentinasit favoritë për Luanin e Artë në Venecia

10 Shtator 2016 - 19:54      

Venecia, 10 shtator – Juria e Festivalit të 73-të të Filmit në Venecia do të japë sot në mbrëmje vendimin përfundimtar në Pallatin e Kinemasë, në Lido, ku komedia muzikore amerikane “La La Land” dhe filmi argjentinas “El Ciudadano Ilustre” shihen si favoritë.

Për filmin e tij të tretë në moshën 31-vjeçare, amerikani Damien Chazelle ka shënuar me “La La Land”, i prezantuar në hapje të festivalit, një homazh magjepsës për epokën e artë të komedive muzikore, nga “Singin’ in the Rain” tek “Grease”.

Ryan Gosling dhe Emma Stone mishërojnë një çift ëndërrimtarësh, ajo aktore fillestare, ai pianist ambicioz i rrymës jazz, të cilët bien në dashuri në Los Angeles.

Përballë tyre qëndron “El Ciudadano Ilustre” (Qytetari i Dalluar) është ai që përmendet më shpesh. I realizuar nga argjentinasit Mariano Cohn dhe Gastón Duprat, filmi tregon kthimin në qytetin e lindjes të një çmimi Nobel për letërsinë, një rikthim që shndërrohet në idenë më të keqe të jetës së tij.

Aktrimi shumë i pëlqyer i argjentinasit Oscar Martinez, 66 vjeç, në rolin e këtij shkrimtari të ndrojtur dhe ironik që rizbulon origjinat e tij mund ti sjellë çmimin “Coupe Volpi” për aktorin më të mirë mashkull.

Juria drejtohet këtë vit nga regjizori britanik (i filmit “Skyfall”) Sam Mendes dhe në përbërje të saj gjejmë personalitete si aktorja franceze, Chiara Mastroianni, apo autori i “Romanzo Criminale”, shkrimtari Giancarlo De Cataldo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...