10 Shtator 2016 - 11:11
Bashkimi Sovjetik zhvendos forcat ushtarake dhe bën ushtrime ushtarake në kufijtë e bllokut verior, shkruan sot Koha Ditore.
Stalini haptazi kërcënon me agresion e fuqitë e mëdha edhe më seriozisht minojnë egërsinë e gjakderdhjen e Luftës së Dytë Botërore tek bëjnë sehir para fuçisë ballkanike të barutit që po ndizet, shkruan “Jutarnji list” e Zagrabit.
Me fshehtësinë më të madhe, Tito merr vendim për nisjen e projektit për ndërtimin e qytetit nëntokësor. I përballur me kërcënime serioze për sulme ajrore, Tito mendon se ku do të mund ta ndërtojë bunkerin e tij, strehimore nëntokësore, ku do të ishte i sigurt prej të gjithëve e madje edhe prej sulmeve atomike të këshilltarëve të deridjeshëm sovjetikë. Vendi: Paklenica, sot park nacional në veri të Dalmacisë, jo fort larg Zarës, në Kroaci.
Vetëm pak ditë më pas, nëpër shkëmbinjtë e fortë dëgjohet jehona e çizmes ushtarake, duke përzënë tufa dhish të egra, sundimtare të atij vendi mahnitës e të virgjër. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...