10 Shtator 2016 - 10:26
Hapësira ka pamje mahnitëse me liqe e kodra në perëndim të Parkut Kombëtar të Eifelit, përcjell Koha Ditore, artikullin nga DW. Hapësira ishte e pashfrytëzuar për 60 vjet pasi ishte përdorur si vend për stërvitjet e trupave të NATO-s.
Vogelsang, që do të thotë “Kënga e zogut”, është hapur për publikun në vitin 2006 pasi që ushtria belge u largua prej aty duke u konfrontuar me autoritetet sa i përket faktit që hapësira mban edhe statuja naziste.
Përfshihet një svastikë 16 metërshe që mbulon dyshemenë e ish-“Kullës së kultit”, pastaj atletë arianë në pishinë dhe kalorës gjermanë në hyrje të kullave. Sipas historianëve, me gjeneratat e luftës po shuhet edhe populizmi i krahut të djathtë në Evropë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht kjo tregon se ku mund të shkojë nacionalizmi.
“Vizitorët konfrontohen me pyetjen: ‘Çfarë ka të bëjë kjo me mua?' Nëse u hedhim sy zhvillimeve politike ditëve të sotme, kjo është shumë relevante”, thotë hulumtuesi Gabriele Harzheim. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...