Kujtohet reporteri dhe shkrimtari Tahir Desku në Klinë

9 Shtator 2016 - 16:47      

Në Klinë sot është mbajtur manifestimi i 8-të tradicional letrar “ Ora e Tahir Deskut”, i cili i kushtohet datëlindjes se poetit e reporterit të luftës Tahir Desku nga fshati Siqevë e Klinës.

Në këtë manifestim homazhi letrar e kulturor, përpos strukturave komunale, morën pjesë edhe poetë të shumtë nga Prishtina, Klina, Peja, Gjakova, Prizreni, Presheva, Medvegja, Istogu, diaspora, etj, transmeton Koha.net.

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky manifestim letrar dhe kulturor tashme ka marrë karakter tradicional dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Tahir Desku ishte një intelektual me përmasa dimensionale, shkrimtar dhe luftëtarë i denjë i lirisë. Edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk mund t’i themi asnjëherë të gjitha për Tahir Deskun. Ai nuk ka qenë krijues oborrtar, asnjëherë nuk ka shkruar poezi me porosi. Emri dhe vepra e tij do të mbeten në gjurmët e letërsisë sonë kombëtare”, pohoi ndër të tjera Bashota.

Për jetën dhe veprën e Tahir Deskut foli profesor Hajdin Morina, sipas të cilit Tahir Desku duke i shërbyer me përkushtim më të madh letërsisë dhe kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare.

Në këtë manifestim, juria profesionale në përbërje, Prend Buzhala, Hajdin Morina dhe Mikel Gojani, ndau edhe Çmimin e librit më të mirë mes dy manifestimeve letrare.

Kësaj radhe Çmimi “Ora e Tahir Deskut” i takoi shkrimtarit Sejdi Berisha për veprën e tij letrare “ Në lumë bie shi”. Vendimin e jurisë për ndarjen e këtij çmimi për këtë vepër letrare e arsyetoi shkrimtari dhe kritiku Prend Buzhala, ndërsa çmimin poetit Berisha ia dhuroi kryetari i Klinës, Sokol Bashota.

Në pjesën e dytë të këtij manifestimi, u mbajt ora letrare, ku poezitë e tyre i lexuan shumë shkrimtarë nga Kosova dhe jashtë.

Me këtë rast, juria në përbërje, Rexhep Abazi, kryetar, Idriz Berisha dhe Sherif Bllaca, anëtarë, ndan tri shpërblimet e kësaj ore. Vendi i parë i takoi Migena Arllatit, për poezinë, “Motiv monologu”; vendi i dytë, Rrahman Hisenit, “Mos më kërko!” dhe vendi i tretë Hisen Berishës për poezinë “ Sa shpejt ikën stinët” . Ndërkaq për stimulim të krijuesve të rinj, kësaj radhe juria ndau për autoren e re, Monika Palushaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...