9 Shtator 2016 - 09:53
Vetëm dy ditë pasi gazeta kishte raportuar se fondi i njësive bibliotekare prej 2 milionë ekzemplaresh është në rrezik të përhershëm, ministri Shala ishte përvjelë për të larguar ujin nga bodrumet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Por, pavarësisht gjendjes alarmuese, fondi i këtij institucioni, ku ruhet trashëgimia e shkruar e Kosovës, edhe këtë vit do të rrezikohet nga uji.
Qeveria e Kosovës nuk ka plan për ndonjë intervenim emergjent, edhe pse është në dijeni për gjendjen. Krejt çfarë do të bëhet këtë vit është hartimi i një plani për ndërhyrje, përderisa për vitin e ardhshëm janë planifikuar 500 mijë euro për rregullimin e depove të institucionit më të lartë bibliotekar në vend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...