Kitaristi Drilon Çoçaj nesër performon në Vushtrri

8 Shtator 2016 - 23:08      

Kitaristi kosovar Drilon Çoçaj nga nesër do të nis turneun koncertal nëpër disa qytete të Kosovës.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se pikëndalesa e parë do të jetë qyteti i Vushtrrisë, përkatësisht një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, kalanë e Vushtrrisë.

Koncerti recital përfshinë vepra nga John Doëland, J.S.Bach, M.M.Ponce dhe Schubert-Mertz, transmeton Koha.net.

“Koncerti, i cili do të nisë në orën 19:00 është bërë i mundur me përkrahjen e Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa ky turne koncertal është iniciative e kitaristit Drilon Çoçaj do të përmbyllet në Prishtinë në kuadër të eicionit të 11-të Festivalit DAM”, thuhet në komunikatë.
Drilon Çoçaj, i lindur në Prizren ka përfunduar studimet për kitarë në Fakultetin e Arteve - Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Xhevdet Sahaxhija. Ka koncertuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjermani. Është anëtar i Shoqatës së Kitaristëve të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...