Kosova përfaqësohet në Kongresin Ndërkombëtar të Arkivave në Seul

8 Shtator 2016 - 09:47      

Përfaqësues të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës po qëndrojnë në Seul, ku po mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Arkivave, njoftoi ky institucion.

Kongresi IV Ndërkombëtar i Arkivave, që mbahet çdo katër vjet, këtë vit po mbahet në Seul, Kores e Jugut, nga 5-10 shtator. Është një eveniment i veçantë ndërkombëtar për arkivat dhe menaxhimin e dokumenteve dhe shënimeve në mbarë botën. Kongresi organizohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave, që është organizata më e lartë ndërkombëtare për arkiva.

Kosova, që nga viti 2004 është anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave në kategorinë A, e cila përfshin arkivat nacionale, pra Kosova është me të drejta të barabarta sikurse edhe 199 shtetet e tjera anëtare.

Sivjet në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare për arkiva vendi ynë përfaqësohet nga z. Ramë Manaj, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, dhe znj. Shpresa Mekaj, drejtoreshë e Departamentit për Politika Zhvillimore të këtij institucioni.

Tema kryesore e këtij viti është "Arkivat, harmonia dhe miqësia: Sigurimi i ndjeshmërisë kulturore, drejtësisë dhe bashkëpunimit në një botë të globalizuar". Sesionet e Kongresit do të shqyrtojnë temat që ndërlidhen me ruajtjen e të dhënave në epokën digjitale, bashkëpunimin arkivor, përdorimin e të dhënave dhe arkivave në sistemin e drejtësisë, harmoninë në mes të kulturave dhe shoqërive arkivore, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...