8 Shtator 2016 - 09:02
Përderisa ministrja Edita Tahiri të mërkurën ka marrë pjesë në takim të nivelit teknik me zyrtarë serbë në Bruksel, mbrëmjen e së martës në Paris është hapur ekspozita “Kosovo i Metohija - 10 koraka" (Kosova e Metohia - 10 hapa). Në këtë ekspozitë të hapur në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris janë prezantuar edhe eksponate etnografike të Kosovës që bashkë me ato arkeologjike përbëjnë 1.244 artefakte që gjatë kohës së luftës janë bartur nga Muzeu i Kosovës për në Beograd.

Ekspozita është konceptuar nga Zyra për Kosovë e Metohi e Qeverisë së Serbisë dhe Komuna e Zveçanit, që është Komunë në shtetin e Kosovës të njohur si shtet i pavarur nga më shumë se 110 shtete të botës. Videot ku shqiptarët shihen në majë të kishave serbe në vitin 2004, duke thyer kryqe, po ashtu janë pjesë e ekspozitës që është cilësuar interaktive e shumëdimensionale. Mediat serbe i kanë dhënë goxha hapësirë ekspozitës që do të qëndrojë e hapur deri në ditën e 18-të të këtij muaji.
E në anën tjetër institucionet kosovare pos që nuk kanë reaguar, shumica prej tyre nuk kanë pranuar as të flasin për këtë çështje. Ekspozita në thelb ka fushatën e Serbisë kundër Kosovës në UNESCO dhe pjesëtarë të Qeverisë serbe, e kanë thënë haptazi këtë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...