7 Shtator 2016 - 21:08
Çdo kryeqytet llogaritet ta këtë së paku nga një skenë qendrore muzikore, në të cilën interpretojnë përballë mijëra njerëzve emra të mëdhenj të muzikës.
Qyteti i Prishtinës ende vazhdon të vuajë nga mungesa e një skene të tillë.
Ndonëse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bashkë me Komunën e Prishtinës, ka ndarë mjete për renovimin e stadiumit të kryeqytetit në qershor të këtij viti, aty nuk është paraparë që të ndërtohet edhe një skenë lëvizëse, e cila do të shërbente për mbajtjen e koncerteve madhështore.
Në disa stadiume të shteteve të rajonit, hapësira ku zhvillohen ndeshjet e futbollit shndërrohen tërësisht në arena të eventeve muzikore.
Emisioni Express ka kontaktuar me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, si bashkëfinancuese e këtij projekti me 25 përqind të buxhetit, mirëpo ata theksuan se rreth planit se si do të duket Stadiumi i Prishtinës duhet të pyetet Ministria e Kulturës, e cila për këtë projekt ka ndarë 3 milionë e 800 mijë euro.
Por edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të emisionit tonë se a është paraparë që gjatë renovimit të ndërtohet skena lëvizëse dhe zërimi adekuat për organizimin e ngjarjeve muzikore.
Si pasojë e mungesës së një skene të madhe muzikore në Prishtinë, ka mbetur peng mosrealizimi i koncertit të rok-grupit të njohur shqiptar “Gjurmët”.
Sido që të jetë, në hapësirën e stadiumit të Prishtinës kanë zbritur emra gjigantë të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërkohë deri sa të përfundojë renovimi i tij, organizatorët e koncerteve muzikore duhet të kërkojnë hapësira alternative për realizimin e tyre në kryeqytet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...