7 Shtator 2016 - 12:56
Festivali që ka mbledhur mbi 10.000 shikues në edicionin e këtij viti, është mbajtur gjatë javës së fundit të gushtit dhe javës së parë të shtatorit në Jaipur të Indisë.
Në edicionin e tretë, ky festival ka shfaqur 30 filma të shkurtër nga e gjithë bota nga një seleksionim prej rreth 2000 filmash konkurrues.

Filmi i shkurtër Mona gjatë muajve të fundit ka qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në 26 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 4 çmime të ndryshme: FAMEUS International Film Festival Hollywood, USA 2016 - Silver Award, Wendy’s short – San Francisco, USA 2016 - Best Foreign Music Film, Texas Ultimate Shorts – Texas, USA 2016 - Best Director’s Choice Award, Pink City International Film Festival – Jaipur, India /Sep. 2016/ - Best Musical Short Film.
Gjatë muajit shtator dhe muajve në vijim, Mona do të shfaqet edhe në disa festival ndërkombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...