Premiera botërore e “Bridget Jones’s Baby”

7 Shtator 2016 - 12:39      

Fituesja e çmimit Oscar, Renee Zellweger, e riktheu aksentin e saj Britanik edhe një herë, për ta portretizuar personazhin nga Londra, Bridget Jones, në vazhdimin e tretë të këtij filmi komik, me titull “Bridget Jones's Baby”.

Ky personazh që është shumë i dashur për publikun, tashti vjen në moshë më të shtyrë, ende beqare, por kësaj radhe, shtatzënë, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Aktorja e lindur në Teksas rikthehet në ekran krahas aktorit Colin Firth i cili e portretizon dashurinë e jetës së saj, Mark Darcy, dhe këtë herë në mesin e tyre hyn edhe një tjetër mashkull tërheqës e simpatik, që është aktori Patrick Dempsey, i cili në film e portretizon të dashurin e tanishëm të Bridgit-it.

Filmi e shënoi premierën botërore në Londër dhe yjet e tij parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar me këtë rast.

Zellweger e mori përsipër këtë rol në vitin 2001 në filmin “Bridget Jones's Diary”, duke e përsëritur më pas atë në vitin 2004 në filmin “Bridget Jones: The Edge of Reason”, transmeton Koha.net. Që të dyja projektet bazohen në romanet e autores Helen Fielding.

Filmi fillon me Jones-in duke e festuar ditëlindjen e 43-të dhe duke qenë sërish beqare, pas ndarjes nga i dashuri prej kohësh Darcy. Por pas takimit të rastësishëm me të, dhe njohjes me një tjetër mashkull amerikan të quajtur, Jack Qwant, Jones papritur ngel shtatzënë, por nuk është e sigurt se cili nga këta dy burra është babai i foshnjës. Dhe kështu ndodhin situate të shumta qesharake, të cilat janë tipike për personazhin e Bridget Jones-it.

Filmi “Bridget Jones's Baby” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe dhe Amerikës nga 16 shtatori. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...