Gjuha e Shakespeareit s’është aq origjinale sa pretendohej

7 Shtator 2016 - 14:22      

Një akademik australian thotë se frazat si “është greqisht për mua” dhe “ndjekje e një pate të egër” nuk janë të Shakespeareit.

Në një artikull për Universitetin e Melbourne, David Mclnnis, ligjërues për veprën e Shakespearit në institut, akuzon “Oxford English Dictionary” (Fjalorin anglisht të Oxfordit) për “njëanshmëri” mbi citimin e Shakespeareit si autor i qindra fjalëve e frazave në anglisht, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Sipas Mclannisit, në vëllimet e para të “Oxford English Dictionary”, midis viteve 1884 dhe 1928, përfshihen më shumë se 33 mijë citime të Shakespearit me 1 mijë e 500 të atyre që i quan “dëshmitë e para të ekzistencës së fjalëve në anglisht” dhe rreth 7 mijë e 500 “si dëshmia e parë e përdorimit të veçantë të kuptimit”.

Sipas McInnis, vetë Shakespearei nuk i ka zbuluar të gjitha fjalët dhe frazat për të cilat i jepet autorësia.

“Lexuesi është dashur të kuptojë së paku esencën e asaj që ka dashur të thotë, kështu që fjalët e tij në pjesën më të madhe ishin në qarkullim ose ishin kombinim logjik i koncepteve që ekzistonin më herët” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...