“Një jetë në dizajn” shpalos krijimtarinë 50-vjeçare të Shyqri Nimanit

7 Shtator 2016 - 10:20      

Pikturat, vizatimet, posterët artistikë, ata politikë, logot e institucioneve me peshë si “KosovaFilmi” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhjetëra pulla postare që janë punuar gjatë më shumë se gjysmë shekulli karriere të dizajnerit Shyqri Nimani do të bëhen bashkë në ekspozitën retrospektive me veprat e tij.

Punimet e veçuara të Nimanit nga vetë ai dhe kuratori Daniel Cosentino do të jenë pjesë e ekspozitës “Një jetë në dizajn” që do të hapet sonte (e mërkurë) në Galerinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një konferencë për media, të martën, Nimani që është njëri ndër themeluesit e Fakultetit të Arteve, ka thënë se ekspozitat e tilla artistët i hapin pasi që konsumojnë një pjesë të mirë të krijimtarisë së tyre.

“Unë kam vendosur që këtë ekspozitë ta hap në moshën 75-vjeçare, sepse mendoj se vetë ende kam fuqinë fizike dhe mendore. Kjo ekspozitë është e veçantë për mua, sepse shfaqet i tërë opusi im, që nga ditët e para të krijimtarisë, kur kam filluar para 55 viteve”, ka thënë Nimani, i cili ende vazhdon të punojë si profesor në një kolegj privat.

Sipas tij vizitorët në ekspozitë do të mund të shohin disiplina të ndryshme të artit figurativ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...