S’ka plan menaxhimi për Qendrën Historike të Prizrenit as sivjet

7 Shtator 2016 - 09:16      

Plani menaxhues për Qendrën Historike të Prizrenit nuk do të përfundojë sivjet.

Ky dokument, që do të përcaktojë veprimet institucionale e private në Qendrën Historike, planifikohet që të finalizohet tek në qershor të vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithëse proceduralisht kjo punë ka filluar në prill të këtij viti, ende nuk ka nisur as konstatimi i gjendjes në terren.

Ministria e Kulturës ka ndarë 50 mijë euro për këtë plan, i cili parashihet edhe në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, që ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2012. Deri këtë vit, edhe pse ka pasur shkatërrime të vazhdueshme të trashëgimisë kulturore në këtë pjesë, institucionet e shtetit nuk kanë ndërmarrë hapa për të hartuar planin e menaxhimit.

Ai ishte përmendur edhe në takimin e zhvilluar në maj të këtij vitit midis ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, ish-ministrit të Ambientit, Ferid Agani, dhe kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Në bazë të një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar nga Ministria e Kulturës dhe Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren, barra e koordinimit të procesit të hartimit të Planit do të bjerë mbi RrOK-un... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...