Murati: Shqiptarët kombformimin e bazuan duke integruar divergjencat fetare e jo mbi njërën ndër fetë

7 Shtator 2016 - 00:14      

Mbrëmë në Gjenevë, nën organizimin e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës dhe partnerëve të tyre zviceranë, u hap ekspozita “Besa”, në të cilën dëshmohet mbrojtja që u kanë bërë shqiptarët hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë hapje ishin prezentë autoritetet më të larta të kantonit të Gjenevës, kryetari i Gjenevës, deputetë, miq zviceranë, përfaqësues diplomatikë të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe pjesëtarë të komunitetit.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili mori pjesë në hapjen e kësaj ekspozite, theksoi se mbrojtja e hebrenjve nga ana e shqiptarëve mund të kuptohet vetëm kur të kemi parasysh se Besa, si koncept tek shqiptarët, përcillet edhe me mikpritjen dhe konceptin se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut” si dhe me faktin se shqiptarët janë ndër popujt e vetëm evropian që procesin e komb-formimit e kanë bazuar duke integruar divergjencat fetare e jo duke e ndërtuar identitetin kombëtar mbi njërën ndër fetë. Sepse atëherë nuk do të kishim një komb shqiptar, por kombe të ndryshme nga shqiptarët, duke ndërtuar kështu edhe një tolerancë dhe harmoni fetare të veçantë për truallin evropian, aq të nevojshëm edhe në ditët e ekstremeve në të cilën po jetojmë.

Ministri Murati falënderoi miqtë zviceranë për mikpritjen që u kanë bërë shqiptarëve nga të gjitha trevat e Ballkanit tanimë për disa dekada. Tani komuniteti shqiptar tani po shërben si një urë e fortë e miqësive në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare me Zvicrën.

Ceremonia e mbylljes së kësaj ekspozite do të bëhet më 16 shtator me poetin Agim Vinca dhe muzikantë të njohur të muzikës shqiptare në Paroisse de Plainpalais në Gjenevë, thuhet në njoftimin e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.
Rapsodët e Gjenevës do të paraqesin një odë tradicionale shqiptare dhe muzikë burimore.

Seria e aktiviteteve gjatë dy javëve të ekspozitës do të kulmojnë me promovimin e librit të poetit Agim Vinca dhe koncertin e Mira Zyrakes, Mimoza Nazarkos dhe Edmond Bashës, pra më 16 shtator.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...